Hoxha në promovim të programit për modernizim të politikave sanitare

Shkup, 5 korrik – Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, sot së bashku me udhëheqësin e sektorit për bashkëpunim në delegacionin e BE-së, Stephen Hudolin, ka promovuar programin për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në sferën e fitosanitarisë.

 

Sipas asaj që thotë ministri, viteve të fundit janë bërë lëvizje pozitive drejt modernzimit të politikave fitosanitare në vendin tonë.

Hoxha shprehet se rregullat e reja duhet të respektohen sepse janë në përputhje me rregullativat evropiane.

“Reformat dhe modernizimi në sektorin e bujqësisë janë një proces i vazhdueshëm dhe përfaqësojnë një nga detyrimet tona në rrugën e integrimit evropian. Harmonizimi i sistemit tonë fitosanitar me atë evropian është një nga komponentat më të rëndësishme.

Për atë qëllim, sot ministri Hoxha së bashku me Udhëheqësin e Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Stephen Hudolin, dhe në prani të përfaqësuesve të të gjithë aktorëve në sistemin fitosanitar, ne mbajtëm një promovim të përbashkët për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në sferën e fitosanitarisë.

Në hap me politikat dhe rregullativat aktuale të Bashkimit Evropian, vitin e fundit janë bërë lëvizje jashtëzakonisht pozitive drejt modernizimit dhe menaxhimit modern në politikat fitosanitare në vendin tonë.

Rregullat e reja janë në përputhje me rregullativat evropiane, dhe si të tilla, duhet të respektohen. Vetëm atëherë tregjet evropiane do të jenë të disponueshme për produktet tona bujqësore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Bujqësisë.//Zhurnal.mk

Реформите и модернизацијата во агросекторот се континуиран процес и претставува една од нашите обврски на…

Posted by Министерство за земјоделство, шумарство и водостопанство on Monday, July 5, 2021

Related posts

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

Buraj Osmani vizitë zyrtare në Kazakistan

N E

MF: “Standard dhe Purs” e konfirmuan rejtingun kreditor të vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com