Hoxha: Nuk pranoj shantazhe, edhe mullixhinjtë janë fajtorë për këtë situatë

Shkup, 5 korrik – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha sot në mënyrë të drejtpërdrejtë i porositi mullixhinjtë se nuk pranon shantazhe. Ai paralajmëroi takim me ta gjatë ditëve të ardhshme dhe vlerësoi se edhe ata pjesërisht janë fajtorë për gjendjen aktuale në industrinë përpunuese.

 

Sipas Hoxhës, çdoherë kur janë dhënë mjete shtesë për mullixhinjtë, ka rezuluar se aq sa jep shteti, për aq ata u kanë zvogëluar bujqve në pjesën e çmimit.

“Mendoj se do të gjendet zgjidhje, por shantazhim asnjëherë nuk do të pranoj, e nuk besoj se mënyrë do të tillë do të pranojë edhe Qeveria. Mullixhinjtë shumë mirë e dinë se në periudha të caktuara edhe ata janë fajtorë për situatën në të cilën gjendemi tani, ndërsa në përgjithësi, çmimet në rajon janë solide, pasi ka mungesë dhe nuk pres se do të jet problematik sezoni tek ne”, tha Hoxha, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në ngjarjen me rastin e risive në politikën fitosanitare.

Ministri konfirmoi se me mullixhinjtë ka pasur disa takime.

“Gjatë ditëve të ardhshme sigurisht do të kemi mbledhje shtesë me ta që të sqarohet situata. Unë u kamë thënë, ja edhe publikisht do të përsëris, ndoshta nuk është mënyra diplomatike, as politike, por ne nuk mund të përkrahim vetëm përpunim ndërhyrës të grurit. Çdoherë kur janë dhënë mjete shtesë për mullixhinjtë, ka rezultuar se aq sa jep shteti, për aq ata u kanë zvogëluar bujqve në pjesën e çmimit”, tha Hoxha.

Mullixhinjtë sot paralajmëruan se do ta blejnë grurin e sivjetshëm nga 8,5 – 10.5 denarë, pasi nuk e kanë marrë përkrahjen e premtuar nga Qeveria, Siç deklaruan, para nëntë muajve në takim me ministrin Hioxha është arritur marrëveshje që të marrin nga dy denarë për çdo kilogram gruri të blerë dhe kjo përkrahje të vendoset në programet e rregullta vjetore për pagesë.

Related posts

Ende s’dihet kush i preu gypat e oksigjenit në Spitalin e Tetovës

R Zh

Dimitrievski dhe LSDM i kthejnë shpinën njëri tjetrit, fillon mbledhja e nënshkrimeve në Kumanovë

Z H

MASH nuk dorëzohet nga reformat në arsim, ato fillojnë nga shtatori

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com