Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Hoxha nxjerr prapaskenat nga PD dhe zbulon lëvizjen që po përgatit: Unë nuk do të rri duarkryq!

Ish-nënkryetari i FRPD-së,  Lisandër Hoxha ka nxjerrë prapaskenat nga selia blu për garën për kryetar të PD-së. Sipas tij, do të fitojë përsëri Lulzim Basha, pasi ai ka hequr nga lista 28 mijë anëtarë.

Sjelljen e Bashës, Hoxha e ka krahasuar me teorinë e revolucionit të vazhdueshëm.

“S’ka garë u është hequr e drejta 28 mijë anëtarëve. Zoti Gjana me zotin Bardhi ua kanë hequr të drejtën.  Pa asnjë lloj të drejte. Ju hoq e drejta 20 mijë të rinjëve me pretekstin se nuk  i bindën.  Kjo është një gjë e paracaktuar për të shpallur Lulzim Bashën kryetar.  PD nuk ka garë, aty nuk ka platforma. Basha thotë do e vazhdojmë këtë rrugë, dhe të tjerët flasin për gabimet e Bashës, nuk flasin si do sjellin më të mirën për vendin. Të tjerët flasin për gabimet e Bashës dhe jo si riformohet PD apo si rrëzohet Rama. Duhet të kenë program si ta bëjnë më mirë. Këta se bëjnë. Sepse s’ka garë. Zotëria del e u thotë demokratëve o burra të vazhdojmë revolucionin.

Ka një teori që quhet teoria e revolucionit të vazhdueshëm. Edhe Basha është kopje e tyre ta mbajë PD  në konflikt të vazhdueshëm duke thënë se ne jemi në konflikt me të keqen. Kjo klimë jo normale nuk bën gjë tjetër veçse ngroh një pjesë të vogël të militantëve dhe e bën PD humbëse. Teoria e revolucionit të vazhdueshëm meriton të studiohet. Është teori e revolucionit të vazhdueshëm që ti mbajë demokratët nën tension të vazhdueshëm. Basha në këtë mënyrë është i fituar edhe sikur të mos dojë vetë. Basha ka bërë beteja qesharake. Nëse PD ka forcë për të shpartalluar idetë e vjetra, do të kthehet shpejt në pushtet. Nuk marr iniciativën të kandidoj me garë të mbyllur. Shqipëria ka nevojë urgjente për opozitë. Se bën opozitën vula dhe logoja. Të rinjtë po pengohen, ne jemi forca dhe motori i kësaj lëvizjeje”, tha ai.

Postime të ngjashme

Presidenti Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut: Ju ftoj të gjithëve të mposhtim frikën apo indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin

Bekim Laçi

Covid-19, mbërrijnë 20 mijë doza AstraZeneca, të dhuruara nga Greqia

Bekim Laçi

Balla: Koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar

Bekim Laçi

Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht rezultatet: Lulzim Basha fitues, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

Bekim Laçi

Protesta e maturantëve në Fier, drejtoresha e Arsimit iu bën moral: Këto janë brezat që ne po edukojmë?

Bekim Laçi

Pas Greqisë dhe Italia i mbyll ‘dyert’ shqiptarëve, shtyhen kufizimet deri më 30 Korrik

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...