Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Arjanit Hoxha në facebook profilin e tij ka shkruar se partitë opozitare nuk kanë të drejtë morale të kërkojnë përgjegjësi nga asnjë funksionar qeveritare përderisa nuk japin llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës, përcjell Zhurnal.mk

“Raporti i Entit Shtetëror për Revizion për menaxhimin e Ministrisë të Kulturës gjatë vitit 2019 nuk duhet të kalojë në heshtje, përkundrazi duhet të bëhet presion publik ndaj opozitës (që ka udhëhequr me këtë dikaster në vitin 2019), që të japin llogari për (keq)menaxhimin e institucionit.

Ata nuk kanë të drejtë morale të kërkojnë përgjegjësi nga asnjë funksionar qeveritar deri sa nuk japin llogari për të gjitha shkeljet e notuara nga Enti Shtetëror për Revizion.

Zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin. ⚖️Ashtu si vlen për funksionarët aktual të vlejë edhe për ata që sot janë në opozitë!”, shkruan në rrjetin social Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha

📖Raporti i Entit Shtetëror për Revizion për menaxhimin e Ministrisë të Kulturës gjatë vitit 2019 nuk duhet të kalojë në…

Posted by Arjanit Hoxha on Thursday, April 22, 2021

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...