Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Hoxha: Për herë të parë në histori, RMV-ja nuk do të kthejë fonde të pashfrytëzuara nga programi IPARD

Shkup, 16 maj , zhurnal.mk – Ministri i bujqësisë Arijanit Hoxha bashku me kryeministrin Zoran Zaev, zëvendëskryeministrIN Nikollovski, si dhe me drejtorin Baçovski sot morri pjesë në ngjarjen e ngritjes së vreshtave të reja të kompanisë “M6 Agrar”, e cila është pjesë e Grupit M6. Rrushi i rritur në vreshtat e “M6 Agrar” shfrytëzohet për prodhim në kantinat e verës “Tikvesh”.

Mbështetja financiare është siguruar nga programi IPARD II. Vlera totale e investimit është rreth 2.5 milion euro, nga të cilat 60% mbështetet nga programi IPARD, dhe 40%-si i mbetur është mbështetur nga fondet vetanake të kompanisë “M6 Agrar”, të destinuara për rinovimin e vreshtave në sipërfaqe totale prej 120 hektarësh dhe për prokurimin e mekanizimit dhe investimeve në objekte.

Përmes shumë shembujve të tillë, ne kemi jemi lider në mes vendeve përfituese të IPARD-it për sa i përket shkallës së shfrytëzimit të IPARD II.
Si rezultat i shfrytëzimit të drejtë dhe të mirë të fondeve nga Programi, për herë të parë në histori, RMV-ja nuk do të kthejë fonde të pashfrytëzuara nga Programi.

Deri në fund të periudhës për realizimin e Programit IPARD 2014-2020, thirrja e fundit publike do të publikohet në qershor 2021, që do të jetë për masën 7 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit.

Aktivitetet për përgatitjen e Programit të ri IPARD 2021-2027 ose IPARD III janë duke u zhvilluar, përmes të cilit RMV-ja pritet të marrë 60% më shumë fonde krahasuar me IPARD II.

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...