Maqedoni

Hoxha: Po ndihmojmë që të blihet sasi sa më e madhe e rrushit që t’i shmangemi më të keqes

Zhurnal Ads

Shkup, 26 shtator – Cilësia e rrushit këtë vit nuk është e tillë siç prisnim dhe për shkak të rrethanave natyrore në vreshtari ka thuajse fatkeqësi elementare, por me masat që i ndërmori Qeveria të gjithë vreshtarët që do ta dorëzojnë rrushin i fitojnë tetë denarë nga shteti, nëse merren parasysh të gjitha masat së bashku si dhe ajo që do ta fitojnë nga blerësit, porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha.

“Ndodhemi në një situatë e cila nuk varet shumë nga faktori njeri sa varet nga rrethanat natyrore. Përmes masave që i kemi ndërmarrë si Qeveri kemi arritur deri diku të dalim në ndihmë që të mos ndodhë më e keqja. Nëse nuk ndërmarrim asgjë rrushi i cili është nën cilësinë e duhur dhe pa pjekurinë teknologjike do duhej të mbetej në vreshta, ndërsa ky do të ishte problem i madh”, tha Hoxha në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp.

Theksoi se gjatë dhjetë ditëve të kaluara tri herë ka qenë në Kavadar.

“Jemi duke e ndjekur situatën dhe çdo ditë jemi në kontakt me Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, i cili është i pranishëm në vendngjarje dhe po bëjmë përpjekje maksimale, por edhe ne edhe vreshtarët jemi të vetëdijshëm për situatën dhe përmes dialogut dhe partneritetit me kantinat e verës po ndihmojmë që të blihet sasi sa më e madhe e rrushit që t’i shmangemi skenarit më të keq”, potencoi Hoxha.

Postime të ngjashme

Çdo 5 minuta sillet nga një i infektuar, në Manastir muajin Nëntor betejën me Covid-19 e humbën 40 persona

T E

Qeveria po mendohet për Postën e Maqedonisë? Vendimi përfundimtar në fillim të vitit 2021

T E

Osmani-Cakaj: Nuk kemi çështje të hapura, por kemi projekte të përbashkëta

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...