Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hoxha: Presim ky vit të jetë i mirë dhe i begatë për vreshtarët

Shkup, 14 shkurt, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha sot mori pjesë në krasitjen e vreshtave në rajonin e Negotinës, për nder të festës së sotme “Shën Trifuni”, i cili konsiderohet mbrojtës i vreshtave dhe kantinave të verës.

“Presim ky vit të jetë i mirë, i begatë, gjithashtu të mundet vetë vreshtarët të jenë të kujdesshëm në pjesën e cilësisë që duhet për prodhimin e rrushit, ndërsa nga ana tjetër, si ministër dhe përgjegjës për resorin e subvencioneve, garantoj se do ta kenë ndihmën e njëjtë, mbështetjen e njëjtë nga ana jonë”, deklaroi Hoxha.

Për të gjithë vreshtarët dëshiroi ky vit të jetë i begatë dhe i mirë.

“Të presim se ky vit do të jetë shumë më i mirë se i vitit të kaluar. Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, gjegjësisht Qeveria ka dëshmuar se vreshtarët dhe bodrumet e verave janë prioritare. Në një vit të tillë të keq si vitin e kaluar kemi arritur të zbusim çfarëdo pasoja dhe rezultate të këqija, kemi sjellë ligj special për vreshtarët me atë që në situatën me Kovidin nga pandemia kemi arritur t’i ndajmë mbi gjashtë milionë euro ndihmë, gjegjësisht mbështetje për vreshtarinë. Gjithashtu edhe për bodrumet e verës të cilat për fat të keq ishin plot në kapacitetet e tyre në kantinat”, përkujtoi Hoxha.

Vreshtarët, theksoi, është degë vërtetë strategjike për shtetin tonë.

“Duhet dialog i përbashkët edhe me vreshtarët edhe me blerësit, gjegjësisht me kantinat, të kontribuojmë që të jetë vreshtaria e qëndrueshme, zhvillimore dhe prioritare për shtetin tonë”, theksoi Hoxha.

Kryetari i Negotinës, Toni Dellkov përkujtoi se në rajonin e Negotinës nuk ka familje e cila nuk merret me prodhimtarinë e vreshtave qoftë profesionalisht ose si veprimtari shtesë.

“Negotina dhe çdo qytetar i yni krenohet me vreshtat, me prodhimin e verës dhe të rakisë”, shtoi Dellkov, duke u përqendruar në ngjarjet e organizuara me rastin e festës, duke dëshiruar vit i frytshëm dhe i suksesshëm.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...