Hoxha: Presim rendimente të mira nga gruri

Shkup, 7 korrik – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave pret rendimente të mira nga korrja e këtij viti dhe për të mbledhur rreth 260.000 tonë grurë, theksoi ministri Arjanit Hoxha në ditën e parë të korrjes në KB “Pellagonija” – Manastir.

 

Hoxha rikujtoi se sipërfaqet me grurë janë rritur këtë vit, ndërsa shteti vazhdon të stimulojë prodhimin e kësaj kulture bujqësore.

“Toka e punueshme nën grurë në 2021 është rreth 79.000 hektarë dhe kjo është rritje prej 7 për qind krahasuar me vitin 2020. Bazuar në të dhënat nga njësitë rajonale të MBPEU-së, këtë vit ne presim një rendiment mesatar prej rreth 3.200 deri në 3.500 kilogram grurë për hektar ose rreth 260.000 ton grurë”, tha Hoxha.

Në manifestimin e hapur “Ditët e Korrjes – drithëra për jetë”, ministri Hoxha theksoi se shteti do të vazhdojë të motivojë prodhimin e grurit të bukës nëse gruri mbjellet me material farë të certifikuar.

Related posts

Ministria e Financave nesër dhe pasnesër do të jetë nikoqir i konferencës “Rimëkëmbje dhe rritja ekonomike pas KOVID-it”

D V

Prokuroria heton furnizimet publike për spitalin e përkohshëm në Tetovë

D V

Policia financiare kreu kontrolle në 75 kompani për kontroll teknik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More