Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hoxha: Teprica e duhanit do të grumbullohet plotësisht

Shkup, 30 mars, Zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujërat, Arjanit Hoxha ka premtuar, se tërë teprica e duhanit do të grumbullohet dhe se nesër skadon afati me të cilin merr fund blerja e korrjes së vitit 2020.

“Në të gjitha takimet me prodhuesit dhe kompanitë grumbulluese të duhanit, sinqerisht jam angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët dhe pikërisht kjo ka dhënë rezultat real, teprica e duhanit që do të grumbullohet plotësisht. Nesër skadon afati i zgjatur për blerjen e duhanit të tepërt, me të cilin merr fund të suksesshëm blerja nga korrja e vitit 2020”, tha Hoxha.

Këtë premtim ai e dha, pasi sot Qeveria në seancën e sotme ka aprovuar fonde në vlerë prej 100 milion denarë.

Këto mjete, siç njofton Hoxha, do t’i destinohen SHA Kombinati i duhanit Prilep, si fonde shtesë për pagesë në kohë të tepricës së duhanit të blerë nga korrja e vitit të kaluar, të cilat, pastaj në intervalin më të shkurtër të mundshëm, do t’u paguhen prodhuesve të duhanit.

Kombinati i duhanit Prilep, mori përsipër detyrimin për të blerë pjesën më të madhe të 700 tonëve të duhani tepricë të prodhuar.

Për këtë qëllim, Qeveria siguroi fonde nga buxheti i shtetit, përmes programit Covid.

Postime të ngjashme

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Pendarovski – Erdogan: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe miqësore

Dafina Vidishiqi

Lokalet, VMRO: Jemi të hapur për koalicione

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...