Agjencia Zhurnal.mk

Hoxha: Vota për koalicionin tonë është votë për të mos rikthyer regjimin

Shkup, 30 qershor – Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa thotë se BDI, pas 18 viteve, u rikthye në temat që i quajti të mbyllura, ndërsa VMRO ju thotë shqiptarëve se Maqedonia e Veriut në qeverisjen e tyre do të jetë vetëm shtet mono-etnik.

“Tash ne duhet të vlerësojmë se si ka mundësi kaq mirë të koordinuar të jenë këta dy (ish) partnerë vetëm për të fituar pak poena politike. E kam thënë para disa javëve po e rikujtoj prap, jo 3000 faqe program sa lavdërohet BDI-ja, po le përgjigjen për tre projekte që i premtojnë gjithë këto vite dhe nuk i kanë realizuar ende: rruga Shkup-Bllacë, rruga Tetovë-Jazhincë, rruga e Arbërit – Kërçovë – Dibër – Bllatë”, thotë Arjanit Hoxha.

Ai shprehet se BDI ka mijëra projekte që nuk janë realizuar, por i thekson vetëm këto 3, për shkak se, siç thotë ai, vota për numrin 3 do ta çojë BDI-në në opozitë.

“Vota për Koalicionin MUNDEMI është votë që pamundëson rikthimin e regjimit, shtetit monoetnik, ndërtimin e përmendoreve, fasadave të stiroporit dhe retorikës boshe që nuk i sjell asnjë të mirë për shtetin dhe jetën e qytetarëve”, thotë Arjanit Hoxha.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...