Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoxhaj: 500 milionë euro mbështetje për bizneset dhe prodhuesit vendorë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës si dhe kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i qeverisë.

Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin e tyre do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë.

“Bizneset inovative si Trepharm do të mbështeten me grante investive dhe pako të ndryshme stimuluese. Mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin tonë do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë. Do të bëhet edhe ulja e Tatimit në të Ardhura të Korporatave nga 10 %, në 8%, 7%, 5% dhe 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve. Por, po ashtu, do ta rrisim edhe kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive deri në 100%. Gjatë qeverisjes sime, çdo kontest biznesor do të zgjidhet shpejt dhe pa burokraci, sepse ne do ta themelojmë edhe Gjykatën Komerciale. Votoni #PDK134 për #Rimëkëmbjen e shtetit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

D V

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

D V

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

Shtohet numri i rasteve me COVID-19 në spitale, aktualisht po trajtohen 106 pacientë

D V

Kurti bashkëbisedim me mërgatën: Nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar

D V

Kolona të gjata në Merdarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...