Agjencia Zhurnal.mk

Hoxhaj dënon rikthimin e Rusisë në Këshill të Evropës

Hoxhaj në një postim në Twitter ka shkruar se vendimi i sotëm i Këshillit të Evropës përbën dështim të këtij institucioni dhe rikthim në politikat e këqija të jashtme.

Sipas tij, rikthimi i ulëses për Rusinë në Këshillin e Evropës shkel parimet themelore, vlerat dhe misionin e organizatës.

“Këshilli i Evropës duhet të jetë mburojë e të drejtave të njeriut dhe mbështetës i demokracisë. Turp”, ka shkruar Hoxhaj, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se deputetët rusë i bojkotojnë punimet e Asamblesë Parlamentare të KE-së qysh prej prillit 2014, kur atyre iu hoq e drejta e votës, për shkak të aneksimit të Krimesë ukrainase nga ana e Rusisë.

Ata u përjashtuan edhe nga postet e larta në Asamble si edhe nga disa misione, si për shembull vëzhgimi i zgjedhjeve.

Në qershor 2017 Moska i pezulloi pagesat e kuotës së anëtarësisë që janë rreth 33 milionë euro në vit duke e pakësuar kështu buxhetin e KE-së me 9 për qind.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...