Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoxhaj: Mitrovica është shndërruar në qytetin më të varfër nga kryetari më i pasur

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverisjen e Agim Bahtirit në Mitrovicë, njofton Insajderi.

Hoxhaj është shprehur se “Mitrovica është shndërruar në qytetin më të varfër në vend nga kryetari më i pasur”.

Sipas të parit të PDK-së, asgjë përveç mashtrimeve dhe diferencimeve në baza partiake e familjare nuk ka ndodhur në Mitrovicë në tetë vitet e fundit.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“Një qytet që dikur ishte krenaria e Kosovës, është shndërruar në qytetin më të varfër në vend nga kryetari më i pasur. Asgjë përveç mashtrimeve dhe diferencimeve në baza partiake e familjare nuk ka ndodhur në Mitrovicë në tetë vitet e fundit”.

“Ky model qeverisës në dëm të qytetarëve do të marrë fund shpejtë. Zgjedhjet nacionale që do t’i kemi tani, do të tregojnë rritjen më të madhe të PDK-së në këtë komunë, deri në tetor kur do ta kemi edhe kryetarin e partisë tonë në këtë qytet”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook, pas vizitës në Mitrovicë, ku është takuar me strukturat e partisë.

Postime të ngjashme

Agani: Qeveria do të formohet në fund të marsit

T E

Vidhet vetura afër Drenasit, hajnat u futën në garazhdë dhe e morën “Pasatin”

T E

Rritet numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

Z H

Lajçak të hënën në Kosovë

Z H

Djali i Ibrahim Rrugovës për kryetar të ri të LDK-së!?

Z H

Ish-deputueti i VV-së: Kemi fituar mbi 50% të votave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...