Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoxhaj në takim virtual me Kosnett: Kosova është falënderuese për përkrahjen e SHBA-ve në kohë pandemie

Prishtinë, 23 nëntor, Zhurnal-ks – Sot, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë urgjencën e përballjes me pandeminë dhe menaxhimin e ekonomisë.

Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës.

“PDK si parti opozitare dhe si parti shtetformuese ka treguar një qasje konstruktive në raport me çdo proces politik. Situata e Kosovës është e rëndë dhe PDK është duke e përcjellë me shqetësim të vazhdueshëm qasjen e qeverisë karshi menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike.”, tha ai.

Postime të ngjashme

Vdes gruaja e Adem Demaçit

T E

Pandemia zbeh gjasat për liberalizim të vizave në Kosovë

T E

Netanyahu fton Kurtin: Eja të inaugurojmë ambasadën në Jerusalem

T E

Familja e Qerim Kelmendi kërkon nga Prokuroria Speciale zbardhjen e vrasjes

T E

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

T E

7,321 raste aktive me coronavirus

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...