Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoxhaj paralajmëron tri aderime të reja

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se në këtë parti do të ketë edhe tri aderime të reja, për të cilat tha se janë një befasi e madhe për opinionin.

Hoxhaj përmes një konference për media tha po ashtu se e çmon punën e ish ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

“S’kam arritur që të flas me Cakajn, e çmoj punën e tij që ka bërë si ministër i Punëve të Jashtme në Republikën e Shqipërisë. Sot ia kam kushtuar Luginës së Preshevës. Përndryshe do t’i kisha sot tri aderime të cilat do të ishin për ju surprizë e madhe”, ka thënë Hoxhaj.

Ai po ashtu i bindur u shpreh se në kandidaturën e tij si kryeministër nga radhët e PDK-së do të jetë i pa konkurrencë.

“Të gjithë të jeni të sigurt që jam pa konkurrencë, vetëm telefonata që i kam pranuar kohëve të fund me urime, ato të cilat nuk i bëj publike tregon që ka besim në mesin e partnerëve perëndimor kur do ta udhëheqim qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës, PDK-ja dhe unë. Do ta shihni se çfarë dinamik do të ketë në muajt e parë dhe në ditët e para kur do ta udhëheq qeverinë e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Hoxhaj.

Postime të ngjashme

Mblidhet Komiteti për Vlerësimin e Situatës me Coronavirus

S.B.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dërgon mesazh ngushëllimi pas vdekjes së Prokurorit Krasniqi

S.B.

​47 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

S.B.

Lajçaku takon Vuçiqin: Dialogu me Kosovën çelësi drejt BE-së, “status quo-ja” s’i shërben asnjërës palë

S.B.

Sot në 11:00 shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

S.B.

Fitoi betejën me komunizmin, por jo atë me kancerin/ Shuhet para kohe Agustin Miraka

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...