Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoxhaj reagon pas dorëheqjes së Fetahut: Ishte kandidati më i mirë për kryetar të Podujevës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj reagoi sot pas dorëheqjes së Naim Fetahut nga kryetari i degës së PDK-së në Podujevë, ndërsa tha se ishte kandidati më i mirë në zgjedhjet e fundit dhe garancia e vetme për zhvillimin e Podujevës.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se llapjanët shumë shpejt do ta kuptojnë këtë.

“Sot, kam pranuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, të mikut tim Naim Fetahut. Publikisht, e falënderoj Naimin për punën e tij të jashtëzakonshme në Podujevë. Pa dyshim, ai ishte kandidati më i mirë në zgjedhjet e fundit dhe garancia e vetme për zhvillimin e Podujevës.

Këtë, llapjanët do ta kuptojnë shumë shpejtë. Si profesionist, themelues i PDK-së në Podujevë, kontribues i proceseve politike në shumë nivele, nga ai lokal deri në atë qëndror, Naimi ka ditur gjithmonë të zgjedh interesat e qytetarëve në radhë të parë.

Naim, kryesi e degës dhe struktura faleminderit për angazhimin. Ju jeni pjesa më krenare dhe një aset i çmuar i partisë tonë.  Së bashku, do të angazhohemi edhe më shumë që ta kthejmë PDK-në si forca e parë politike në Podujevë dhe Kosovë, duke punuar në të mirë të popullit dhe shtetit”, shkruan Hoxhaj.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

S.B.

Konjufca falënderon Norvegjinë për angazhimin lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës

S.B.

Osmani takoi ambasadorin Minxhozi: Prioriteti ynë mbetet sigurimi i vaksinave për qytetarët

S.B.

Ekspertët të bindur: Kurti s’do ketë mundësi lëvizjeje, do t’i bëhet presion për dialogun

S.B.

937 pacientë të hospitalizuar për COVID-19, 45 në gjendje të rëndë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...