Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hoxhaj refuzoi pjesëmarrjen në inaugurimin e Osmanit: Nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimin të Vjosa Osmanit presidente të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se e ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak se “Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake”.

“Dje kam pranuar një ftesë nga presidenca për të marrë pjesë në aktivitetin e inagurimit të zonjës Osmani që mbahet sot. Pjesëmarrja ime, si kryetar i PDK-së do të ishte e paevitueshme, sikur të kishim një situatë normale dhe të merituar, ku Hashim Thaçi do ta bënte dorëzimin e detyrës së tij si president i vendit. Sikur opozitarët e deridjeshëm të respektonin shtetin e Kosovës, institucionet e bartësit e tyre, presidentin Thaçi e Kryetarin Veseli, që po e bëjnë një tjetër sakrificë për vendin. Fatkeqësisht, sot, për kryeministër e veçanërisht për presidente, kemi dy figura që jo vetëm karrierën e tyre e kanë ngritur duke e sharë e fyer themeluesin e UÇK-së, por kanë kërkuar edhe shkuarjen e tij në Hagë. Asnjë fjalë e mirënjohje për rolin e tyre. Por, e kundërta, akuza dhe dhunë. Prandaj, refuzova pjesëmarrjen sepse Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka shtuar se Osmani e zgjedhur si presidente në një mbrëmje të ftohtë, të mbushur me pazare të minutave të fundit, të cilat, sikur të mos mjaftonin, ishin caktuar që të kryheshin nga njerëz të Listës Serbe dhe struktura të ish-regjimit.

“Tani, për të gjithë, kjo mund të tingëllojë vetëm fjalë dashakeqe, por, koha do ta dëshmojë se realiteti do të jetë shumëherë më i hidhur. Për presidente do të kemi një marionetë të një kryeministri me tendenca autokratë”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj e ka quajtur Osmanin marionetë të kryeministrit Kurti, për të cilin ka thënë se është “me tendenca autokrate”.

“I bindur se derisa idetë qëllimkëqija, joprofesionalizimi, tendencat autokratike të këtij pushteti njëpartiak të dalin në pah, do të jetë vonë dhe tashmë vendit do t’i jetë bërë një dëm i madh, por asnjëherë të mos mendojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë e heshtur përballë secilit rrezik që pritet t’i kanoset vendit nën udhëheqjen e tyre. Do t’ua përcjellim secilin hap e çdo veprim. Do ju mbajmë përgjegjës për çdo premtim e iluzion të rremë që keni krijuar”, ka shkruar Hoxhaj.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...