Agjencia Zhurnal.mk

Hoxhë Bekir Halimi: Mësimet më të mira për viruset i kemi nga profeti Muhamed

Shkup, 12 mars – Zhurnal.mk – Qeveria në masat e saja që i ka ndërmarë për veprime të ndryshme në shoqëri, ka edhe prej atyre të cilat pjesërisht urdhërohen ndërsa disa prej tyre vetëm propozohen.

Në ato të cilat propozohen, ka të tilla që institucionet mes tyre edhe ato fetare, mendojnë si munden të përshtatin aktvitetet e tyre në suaza të një situate siç është tani kjo e korona virusit, sepse objektet fetare janë vende ku vijnë një numër i madh i qytetarëve, transmeton Zhurnal.

Hoxhë Bekir Halimi në një intervistë në Sllobodna Tv, ka deklaruar se në Islam, siç thuhet në hadithin e profetit Muhamed s.a.v.s, nëse je në një vend ku ka një epidemi të tillë, nuk duhet të lëvizësh nga ai vend, por edhe nëse e di se në një vend ka epidemi, mos shko atje.

“Nga fillimi i kësaj dukurie të virusit kishte deklarime tona, së pari të mos lejohet të përhapet panikë, sepse duam apo nuk duam duhet me mençuri të sillemi ndaj kësaj dukurie. Sipas pikëpamjeve islame, para 1400 viteve është thënë nga profeti Muhamed se nëse je në një vend ku ka ndonjë pandemi apo epidemi, nuk duhet të dalësh nga ai vend, por edhe nëse e di se diku ka epidemi, mos shko atje”, thotë hoxhë Halimi.

Ai bënë të ditur se të gjithë duhet të ikim nga ai që ka epidemi, ashtu siç do të kishim ikur nga një luan, bazuar në porositë e profetit Muhamed.

“Profeti Muhamed gjithashtu thotë: Ik nga i infektuari ashtu siç do të kishe ikur nga një luan. Duhet të kemi kujdes, por jo kjo të shndërrohet në panikë”, deklaroi hoxhë Halimi.

Hoxhë Halimi shton më tej se sipas islamit, në botë nuk ka sëmundje e cila nuk ka shërim apo nuk ka ilaç. Me dekada më parë siç shprehet Halimi, njerëzit kanë vdekur madje edhe nga gripi i thjeshtë por menjëherë më pas është gjetur shërimi.

Hoxhë Halimi potencon se abdesi që meret para çdo namazi është edhe pastrim nga çdo virusi sepse shpërlahen shumica e pjesëve të trupit. Hoxhë Halimi shton se në xhaminë ku ai ligjeron, është vërejtur rritje e numrit të xhematlinjëve të cilët kërkojnë qetësi shpirtërore përmes namazit.

Lidhur me namazin e xhumasë, hoxhë Bekir Halimi bënë të ditur se sipas rregullave islame, nëse në një vend ka një epidemi, namazi i xhumasë nuk është i patjetërsueshëm në xhami por e njejta mund të zëvendësohet me namaz tjetër pas namazit të drekës.

Hoxhë Bekir Halimi bënë thirrje tek të gjithë muslimanët që mos të përhapin panikë por vetëm të respektojnë masat për parandalimin e këtij virusi vdekjeprurës./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...