Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

Shkup, 16 prill 2021 (MIA) – Si shtet dhe si shoqëri nuk jemi të suksesshëm në pjesën e ballafaqimit me korrupsionin dhe krimin. Fakt është se askush nuk ka arritur dhe fakt është se edhe shumë duhet të punojmë në sferën e transparencës, krimit dhe korrupsionit, tha sonte lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Asnjë Qeveri nuk ka arritur. Kanë mundur të gjithë qeveritë nga pavarësimi e deri më tash të bëjnë shumë në këtë plan, por për fat të keq nuk arritën. Nuk mund edhe unë të premtoj çudira, por mund të premtoj se do të kemi rezultat më të mirë në vitin e dytë të qeverisë së re se ai në vitin 2015 të Transparensi interneshënëll”, tha Mickoski në emisionin “Samo intervju”, në Kanal 5.

Ai theksoi se nuk mund të bëhet reformator njeri, i cili, siç tha, në jetën e vet ka qenë politikan i amnistuar dhe ka hyrë në mandatin me proces aktiv gjyqësor dhe shtoi se rasti me përcaktimin e paraburgimit shtëpiak për Dragi Rashkovskin nuk mund ta kthejë besimin në gjyqësi.

Sipas tij, niveli i korrupsionit në vend është shkak për të cilin nuk ka asnjë investim të huaj, edhe pse jemi vend anëtar i NATO-s, e këtë, siç thotë, e konfirmojnë edhe përfaqësuesit e lartë të SHBA-së dhe Departamentit të Shtetit.

“Jemi të fundit në rajon sipas investimeve të huaja, sepse jemi të parët sipas krimit dhe korrupsionit në eshalonet më të larta shtetërore”, tha Mickoski dhe i përmendi dokumentet legalisht të dhëna për udhëtim, të cilat, siç tha, i shfrytëzojnë narko-dilerët ballkanik dhe evropian, madje edhe në Brazil.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...