Shkup, 11 dhjetor – Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, mbetet në krye të ASK-së edhe pse u zgjodh asistent në Fakultetin e Sigurisë.
– Është vërtetuar përfundimisht vendimi i Këshillit Mësimor Kërkimor për përzgjedhjen e asistentit në Fakultetin e Sigurisë, për çka u jam sinqerisht mirënjohës të gjithë profesorëve që dhanë mbështetjen e tyre. Më duhet gjithashtu të theksoj se aplikimi pas një shpalljeje publike është lëshuar nga unë më shumë se një muaj më parë, para emërimit tim si drejtor. Nuk e di se cila është procedura dhe mundësitë ligjore në këto rrethana, por sigurisht prioriteti im është kryerja e këtij funksioni të rëndësishëm që po e kryej aktualisht, tha Hristovski.
Në pyetjen tonë nëse procedura kërkon që ai të heqë dorë nga titulli i asistentit për të mbetur në pozitën e drejtorit, Hristovski pohoi se do të heqë dorë nga titulli i asistentit.
