Huawei i shton telefonave të saj një veçori që nuk e ka asnjë telefon tjetër, përfshirë iPhone

nga D V

Huawei vazhdon të shtojë veçori të reja inovative në telefonat e saj.

Në vitin 2022, kompania kineze ishte e para që ofroi lidhje satelitore në telefonin e saj duke mposhtur kështu zbulimin e serisë 14 të Apple me Emergency SOS.

Mate 50 dhe 50 Pro mbështetën mesazhe të shkurtra me tekst dhe navigim përmes satelitit duke përdorur rrjetin satelitor kinez BeiDou.

Inovacioni vazhdoi edhe me Mate 60 Pro të vitit të kaluar që i lejonte përdoruesit të bënin thirrje satelitore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

E së fundmi, Huawei ka prezantuar edhe serinë Pura 70 apo e njohur si P, së cilës i është shtuar një veçori e re.

Ky funksion, i padisponueshëm në asnjë telefon tjetër, përfshirë iPhone, do të lejojë përdoruesit që të ndajnë fotografitë me të tjerët me anë të lidhjes satelitore.

Përveç ndarjes së imazheve, përdoruesit do të jenë në gjendje edhe të realizojnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe.

Të gjitha këto aftësi promovohen si veçori për t’u përdorur në raste urgjente kur nuk ka internet.

Bëhet e ditur se ndarja e fotove përmes satelitit realizohet me anë të aplikacionit Changlian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More