Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Huawei ka në plan të prodhojë vetura elektrike dhe e para mund të mbërrijë këtë vit

Huawei i Kinës ka në plan të prodhojë vetura elektrike nën markën e vet dhe disa nga modelet mund ti lansojë që këtë vit.

Kështu sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, kanë thënë katër burime, pasi prodhuesi më i madh i pajisjeve telekomunikuese në botë, i goditur nga sanksionet e SHBA-së, po eksploron një ndryshim strategjik.

Siç thuhet më tej, Huawei Technologies Co Ltd është në bisedime me Changan Automobile shtetërore dhe prodhues të tjerë automobilistikë për të përdorur impiantet e tyre të makinave për të bërë automjetet e saj elektrike (EV), sipas dy prej njerëzve që e njohin çështjen.

Plani paralajmëron një ndryshim potencialisht të madh në drejtim për Huawei pas gati dy vjet sanksionesh të SHBA-së që i kanë shkurtuar qasjen në zinxhirët kryesorë të furnizimit, duke e detyruar atë të shesë një pjesë të biznesit të saj të smartphone për të mbajtur markën gjallë.

Huawei u vendos në një listë të zezë tregtare nga administrata e Donald Trump për shqetësimet e sigurisë kombëtare.

Postime të ngjashme

Në qershor vjen gjenerata e re e Kia Sportage

S.B.

BMW X5 mundohet, por dështoi të ‘kapte’ Audi A7 në autostradë

S.B.

“Ari i bardhë” poshtë lumit Rin: Gjermania supozohet se ka litium për 400 milionë vetura

S.B.

Hyundai tërheq afro 400 mijë automjete nga tregu për shkak të problemeve me motor

S.B.

Lamborghini Murcielago u shit për 400 mijë dollarë

S.B.

Zvicra arreston 12 persona që vozisnin automobilat me një shpejtësi rreth 300 km/orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...