Agjencia Zhurnal.mk

Huawei Mate X2 do të vijë me ekran që paloset nga brenda

Pas lansimit të Galaxy Z Fold2 5G të Samsungut, prodhuesi kinez i teknologjisë, Huawei, është gati të lansojë pajisjen e saj të palosshme e të avancuar në muajt e ardhshëm.

Dhe një burim i brendshëm thotë se madhësia e ekranit të pajisjes së re do të jetë e ngjashme me atë të paraardhësit, Mate X, 8.03-inç në mënyrë diagonale kur është i shpalosur, shkruan gsmarena, transmeton KOHA.

Dy ditë më parë, në një raport nga burimi i njëjtë thuhej se dizajni i ekranit të palosshëm tani do të paloset nga brenda dhe se panelet do të merren nga Samsungu dhe BOE.

Gjithashtu, thuhet se Huawei Mate X2 nuk do të përdorë teknologjinë UTG (Ultra Thin Glass) të Samsungut porse do të mbështetet në CPI (Colorless Polyimide).

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...