Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Huawei mund të ndalojë prodhimin e telefonave të mençur

Analisti i njohur Ming-Chi Kuo nuk sheh një të ardhme të ndritur për Huawei si prodhues i telefonit celular.

Nga 15 shtatori, Huawei nuk do të jetë në gjendje të prodhojë çipa, Kirin për telefonat e saj të mençur. Mosmarrëveshja tregtare me SHBA është fajtore për këtë.

Ming-Chi Kuo, më i njohuri për parashikimet e tij të Apple, tani ka analizuar se çfarë do të thotë kjo për biznesin e Huaweit. Analisti i njohur sheh disa skenarë të mundshëm, transmeton Telegrafi.

Në rastin më të mirë, Huawei do të humb pjesën e tregut. Kjo për shkak se telefonat inteligjentë të rinj nuk mund të prodhohen më kur rezervat e çipave Kirin të jenë konsumuar: më pak njësi të prodhuara, do të thotë më pak pajisje të shitura.

Në rastin më të keq, Huawei mund të heqë dorë plotësisht nga biznesi i telefonave të mençur. Kjo është një mundësi e besueshme nëse: 1) Huawei nuk gjen një ofrues të ri të çipave mjaft shpejt dhe 2) shifrat e shitjeve mund të bien shumë lehtë, sepse klientët që blejnë telefonat më të rinj Huawei, telefonat e tyre i kanë pa aplikacione të Google dhe pa Play Store.

Dalja e Huawei nga tregu i telefonave inteligjent do të ndihmonte Apple, Oppo, Vivo dhe Xiaomi. Apple do të mbulonte tregun në Kinë, ndërsa Oppo, Vivo dhe Xiaomi do të rriteshin në zonat më të lira.

Postime të ngjashme

Facebook thotë se ka ndaluar një fushatë spiunimi të inteligjencës palestineze

S.B.

Apple së shpejti do të përditësojë softuerin – emoji të rinj dhe ndryshime të mëdha të privatësisë

S.B.

Apple bëri një gabim të madh me iMac e ri

S.B.

Pronari i Daily Mail padit Google mbi rezultatet e kërkimit

S.B.

Teknologjia 5G së shpejti në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë

Z H

Apple prezantoi një iMac më të hollë me çip M1 dhe ngjyra të ndritshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...