Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hulumtim i “Megjashi” për të drejtat e fëmijëve në vend

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Ambasada e fëmijëve “Megjashi” sot do të prezantojë të dhënat nga hulumtimi për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në vend, i cili është realizuar në periudhën qershor-korrik 2020 nga ekipi hulumtues i fëmijëve dhe të rriturve.

Nga “Megjashi” bënë të ditur se hulumtimi ka siguruar të dhëna gjithëpërfshirëse për shumë aspekte të jetës së fëmijëve në shtet, problemet me të cilat ballafaqohen ata dhe punët të cilat sipas tyre duhet të përmirësohen.

“Këto të dhëna do të shërbejnë si pikë nisëse në përgatitjen e Raportit Alternativ të Fëmijëve për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni, i cili do të parashtrohet deri te Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve pranë Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit 2020”, bëri të ditur Ambasada e Fëmijëve./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pakoja e 5-të ekonomike përfundimisht kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit

R Zh

Regjistrohen 949 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 737, kanë vdekur 33 persona

R Zh

Pendarovski: Vaksinimi të zhvillohet në vazhdimësi deri në imunizim e plotë të popullatës

R Zh

Velkovski: Ka premtime nga VMRO-DPMNE-ja për zhbllokim edhe të ligjeve tjera

R Zh

Pasaportat për narkobosët dhe aferat korruptive dëmtojnë rrëndë imazhin e vendit

B L

Afera me vaksinat kineze/ Ivanovska për Zhurnal: Ende po mbledhim informacione

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...