Maqedoni

Hulumtim: Institucionet shtetërore për dy vjet kanë shpenzuar 8 milion euro për automjete të reja

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Për dy vite e gjysmë institucionet shtetërore kanë furnizuar gjithsej 392 automjete të reja për udhëtim për çfarë kanë shpenzuar 8,1 milionë euro, tregojnë të dhënat e hulumtimit dhe bazës së të dhënave që sot i publikoi Qendra për Komunikime Civile (QKC).

“Një e katërta e furnizimeve të automjeteve të reja janë më të shtrenjta se 30.000 euro. Më shumë automjete ka furnizuar Shërbimi qeveritar për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta, 46 makina “pasat” nga 39.000 euro secila. Megjithatë, automjetin më të shtrenjtë e ka blerë Komuna e Strugës dhe ka kushtuar 66 mijë euro. Vlera e mesme e automjeteve të blera nga institucionet shtetërore arrin 17 mijë euro”, tregojnë të dhënat.

QKC thekson se midis markave të automjeteve kryesojnë bindshëm “Shkoda” dhe Folksvagen” prej të cilave janë blerë 100, gjegjësisht 88 automjete të reja, gjegjësisht pothuajse gjysma nga të gjitha automjetet e reja të furnizuara janë nga këto dy marka. Te automjeti “Folksvagen” kryeson modeli “Pasat” me 53 automjete, derisa gjysma e automjeteve të furnizuara të markës “Shkoda” janë nga modeli “Oktavia”.

Nga firmat, vlerë më të madhe të marrëveshjeve kanë “Porshe lizing” me tre milionë euro, firma nga Kumanova “Deluks-auto” me 1,2 milionë euro, “Euroimpeks” me 890 mijë euro dhe firma “Josifov” nga Manastiri me 720 mijë euro.

“Konkurrenca e tenderëve për furnizim të automjeteve të reja pothuajse nuk ka ekzistuar. Madje 71 për qind e tenderëve kanë pasur vetëm një ofertë edhe krahas numrit të madh të distributorëve të automjeteve të reja në vend. Kjo ngre dyshim se institucionet shtetërore në mënyrë dominante kanë blerë automjet të tillë siç kanë dashur”, thekson QKC.

Qendra për Komunikime Civile thekson se hulumtimi është realizuar në suaza të aktivitetit Shpenzim publik për të mira publike, të mbështetur nga projekti i UASID-it për pjesëmarrje civile, me qëllim të rritjes së efektivitetit të shpenzimit publik përmes uljes së korrupsionit dhe rritjes së transparencës.

Postime të ngjashme

UNHCR: Gjysma e fëmijëve refugjatë janë jashtë shkollave përshkak pandemisë

Z H

Sot do të vazhdojë debati për propozimin që Dobrilla Kacarska të bëhet gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese

XH,I

Kuvendi kërkon mënyra alternative për mbajtjen e seancave

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...