Maqedoni Temë

Hulumtim: Mbi 83% e bullgarëve janë kundër negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor – Zhurnal.mk – Shumica më e madhe e qytetarëve bullgar (83,8%) janë kundër mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian derisa nuk arrihet marrëveshje për faktet nga e kaluara historike të Bullgarisë, informon Zhurnal.

Këtë sondazh e ka realizuar Alfa Research, qendër për hulumtime sociologjike.

Vetëm 10,2% e bullgarëve konsideorjnë se vendi i tyre duhet të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, pa dallim marrdhënieve dhe fakteve për të kaluarën bullgare, derisa 5,9% janë përgjigjur se nuk e dinë.

Më tepër se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se Bullgaria duhet të pranojë identitetin bashkëkohor të Maqedonisë vetëm nëse Maqedonia e Veriut e pranon se në fillim të shekullit të 20, shumica e tyre janë definuar si bullgarë.

29,5% janë kundër pranimit të identitetit maqedonas, ndërsa vetëm 6,1% janë me mendim të kundërt. 10,2% kanë thënë se nuk kanë mendim dhe nuk u intereson për problemin.

Shumica e të anketuarve konsiderojnë se Bullgaria duhet të pajtohet të fillojë negociatat Maqedonia e Veriut me BE-në nëse heqin dorë nga fondacioni antibullgar mbi të cilin po ndërtohet identiteti modern, duke mohuar identitetin bullgar si paraardhës, sikurse vëllezërit Milladinovci apo Goce Dellçev.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Takimi Mickoski-Lamert: Vazhdon bashkëpunimi me Fondacionin “Konrad Adenauer”

T E

Regjistrimi i popullësisë, Analistët: Të aplikohet modeli amerikan

XH,I

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për punësimin e 200 ushtarëve

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...