Agjencia Zhurnal.mk

Hulumtim: Vetëm 1% e qytetarëve mund të blejnë banesë, 12% nuk kanë as për ushqim

Shkup, 19 nëntor – Zhurnal.mk – Vetëm një përqind e qytetarëve në vend mund ti lejojnë vetes të blejnë banesë, 57 përqind kanë mjaftueshëm për ushqim dhe mbathje, 12 përqind nuk kanë mjaftueshëm mjete as për ushqim, 44 përqind nuk kanë mjete për kursime.

Këto janë rezultatet nga hulumtimi finansiar i cili është zbatuar nga Instituti hulumtues – Tim Institut, e sot u paraqitën nga Asociacioni i shoqatave finansiare, e cila është kërkues i hetimit, njofton Zhurnal.mk

Filip Dimitrovski, kryetar i Asociacionit potencoi se edhe pjesa e madhe e banorëve nuk kanë mjete, hulumtimi tregon se një pjesë e vogël e tyre i shfrytëzojnë shërbimet finansiare që i posedojnë, por njëkohësisht dhe nuk disponojnë me informata për mundësitë që u ofrohen.

“Është evidente në rezultatet se vetëm gjashtë përqind kanë marë kredi nga shoqata finansiare jobankare në 12 muajt e fundit dhe 52 përqind nuk kanë shfrytëzuar asnjë shërbim finansiar në tre vite të fundit”, u shpreh Dimitrovski.

Gjatë këtij hulumtimi, 2/3 e qytetarëve kanë deklaruar se nëse nuk do të kishin marë kredi nga shoqata finansiare, të njejtën do ta bënin nga familjarë apo shoqëri./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...