Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

Franca është në zi pas ndarjes nga jeta për shkak të një aksidenti ajror të parlamentarit Olivier Dassault.

Dassault 69 vjeç, stërnip i Marcel Dassault, themelues i prodhuesve të avionëve “Dassault Aviation”, vdiq të dielën në veriperëndim të Normandisë pas një aksidenti me helikopter.

“Olivier Dassault e dashuronte Francën. Si lider në biznes, si zyrtar i zgjedhur dhe ish-komandant në lirim i forcave ajrore: gjatë gjithë jetës nuk reshti së shërbyeri kombit të tij, për të promovuar vlerat e saj. Vdekja e tij brutale është një humbje e madhe. Mendimet tona shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij,” – shkroi në Twitter Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Dassaoult, i cili është angazhuar në politikë prej vitit 2002, njihej si sipërmarrës i suksesshëm, po aq sa familjarët e tij. Ai konsiderohej nga revista prestigjioze e financave Forbes si i njeriu i 361-të më i pasur në botë me një vlerë pasurie prej 7.3 miliardë dollarësh.

Postime të ngjashme

Jens Stoltenberg: NATO vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës

N E

Joe Biden i propozon Vladimir Putinit takim të nivelit të lartë

N E

SHBA do të rrisë numrin e forcave ushtarake në Gjermani

N E

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...