Humb jetën një person në Prishtinë pas lëndimit në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë pasi ishte lënduar në vendin e punës.

 

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, të martën në ora 15:30.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim,  ka pësuar lëndime trupore. I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë.

Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit, i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar. 

Related posts

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së nga Shkupi

D V

275 shoferë të gjobitur për vozitje të shpejtë

Z H

Shkaku i xhelozisë, i fejuari i shkakton lëndime trupore një vajze në Dragash

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More