Në datën 23.12.2020 në orën 21.00 në autostradën Shkup-Tetovë, në qarkoren e qytetit të Shkupit, pas kyçjes në Mirkovcë, D.Z.(25) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletën “Aprilija”, me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Pas aksidentit D.Z. është dërguar në spitalin e përgjithshëm të qytetit “Sh.Naum Ohridski”, ku nuk u mbijetoi lëndimeve. Është kryer inspektim në vendin e aksidentit, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik. Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.