Humbi finalen e dytë radhazi me Anglinë, Southgate jep një sinjal për të ardhmen e tij

nga D V

Gareth Southgate ka sugjeruar se do të marrë pak kohë për të reflektuar para se të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë në krye të Anglisë.

53-vjeçari i udhëhoqi ‘Tre Luanët’ drejt vendit të dytë në Euro 2024, tri vite pasi ekipi i tij përfundoi po ashtu si i dyti në Euro 2020.

Në më pas se një orë pas përfundimit të ndeshjes, Southgate u pyet rreth të ardhmes së tij në një intervistë.

“Nuk mendoj se është koha e mirë për të marrë një vendim. Më duhet të flas me personat e duhur. Nuk është koha tani”, ka thënë Southgate.

Përzgjedhësi anglez ka qenë në krye të kombëtares që nga shtatori i vitit 2016, ndërsa ka kontratë me Federatën e Futbollit të Anglisë deri në dhjetor.

Pas humbjes ndaj Spanjës, Southgate tha se ndihet krenar për lojtarët e tij, por gjithashtu dha lëvdata të mëdha edhe për kundërshtarin.

“Mendoj se ishin ekipi më i mirë në këtë turne. Ne nuk e mbajtëm topin ashtu siç duhet, por luftuam deri në fund. Jam i shkatërruar për të gjithë, lojtarët kanë qenë të jashtëzakonshëm, unë jam shumë krenar”.

“Ne kishim momentet tona, një mundësi të madhe në fund për të shënuar po ashtu, por nuk jam i sigurt nëse bëmë më të mirën”, përfundoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More