Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Humbi vajzën, gruan dhe mbesën nga tërmeti / Qytetari bën fajtor shtetin: Erdhën shumë vonë

Zhurnal Ads

Ajet Meçja, sot 1 vit pas fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit, bën fajtorë paaftësinë e shtetit, që vajza dhe mbesa e tij, nuk jetojnë më.

“Jemi vend i papërgatitur për të mos na rënë halli. Nuk them për bashkëshorten sepse asaj i kanë rënë menjëherë sende të rënda mbi kokë që në çastin e parë, por vajzat duhet të ishin shpëtuar…”

Në një rrëfim gjatë një prononcimi televiziv, ai tregon se nuk do të harrojë kurrë zërin e vajzës dhe mbesës 8-vjeçare.

Nuk ka ditë që t’i kujtoj ata, është stakuar truri atje. Dëgjoja vajzën e vogël që më thërriste gjyshi… gjyshi … dëgjoja vajzën time Dienën që më thoshte babi shpëtomë, por shpëtimi nuk erdhi asnjëherë.”

Ajeti tregon edhe pengun e jetës.

“Peng e kam që përse nuk lëviza që nga banesa më herët që në tërmetin e parë.”

Ai thotë se forca e vetme që e bën të vazhdojë përpara, janë të afërmit dhe shoqëria.

“Nuk vdes dot me zor…. Është mbështetje shoqërore, miqësore, shokët e mi. Kjo ka qenë burimi i forcës.”

Tre pjesëtarët e familjes së Ajetit humbën jetën në një pallat gjashtëkatësh në qytetin e Durrësit, ku tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat dhe gjurmët e tragjedisë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 16-muajshe në Pediatrinë e Infektivit, ishte prekur nga Covid-19

S.B.

Tiranë/ Shkrumbohet gjatë natës një makinë në Kombinat

admin

Basha takohet me Osmanin, premton heqjen e taksës në Rrugën e Kombit

S.B.

Biden betohet si President i SHBA, Bushati: Moment i rëndësishëm për stabilitetin demokratik në rajon

S.B.

Mbi 80 emigrantë transportoheshin në kamion

admin

SPAK merr në mbrojtje avokatin e të penduarit që zbardhi vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...