Humbin jetën 12 persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 410 raste të reja

Në 24 orët e fundit nga coronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë konfirmuar 410 raste të reja.

 

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,  nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.

MSH gjithashtu njofton se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

“Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682”, thuhet në njoftimin e bërë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive është 14.501. 

Related posts

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

N E

Krasniqi zyrtarizon kandidaturën e Sami Lushtakut: Është koha që Skenderaj i sakrificës për liri të bëhet kampion i zhvillimit

D V

Kurti gjen “vërejtje” tjera tek Marrëveshja e Uashingtonit: Trump nuk e dha nënshkrimin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com