Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Humbin jetën edhe katër persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 307 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.787 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 307 raste pozitive.

IKSHPK bën të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste.

Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste.

Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste.

Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kamenicë, Kaçanik dhe Skenderaj.

IKSHPK kërkon nga qytetarët që të respektojnë rregullat antiCovid, duke mbajtur maskat mbrojtëse dhe distancën fizike.

Postime të ngjashme

Ambasada amerikane thirrje për vaksinim: Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta

D V

PDK sot në orën 16:00 zgjedh Kryesinë e re të partisë

D V

Qendra “Woodrow Wilson”: Të liberalizohen vizat për Kosovën, Franca dhe Holanda duhet të heqin dorë nga kundërshtimi

D V

Pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në 90 minuta

D V

112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme

D V

Situata me zjarret, raporti i Policisë së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...