Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Humbja e dëgjimit: Një tingull i veçantë mund të jetë tregues i dëmtimit të veshit

Ekspozimi ndaj zhurmës së lartë është shkaku i dytë më i madh i humbjes së dëgjimit.

Organizata bamirëse ‘Action On Hearing Loss’ vuri në dukje: “Ekspozimi i gjatë ndaj tingujve mbi 80dB mund të dëmtojë veshët tuaj”.

80dB, i referohet shkallës decibel të përdorur për të matur nivelet e zhurmës.

Bamirësia shpjegoi: “Ajo pasqyron ndjeshmërinë e veshëve të njeriut në nivele të ndryshme të tingullit”.

Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmave të larta mund të shkurtojë gamën e frekuencave që mund të dëgjoni. Për shembull, aftësia për të dëgjuar tinguj të lartë dhe të ulët do të ulet, shkruan Express.co.uk.

Në fillim, kjo ulje e aftësisë së dëgjimit mund të kalojë pa u vërejtur, megjithatë një tingull i veçantë mund të shërbejë si një shenjë paralajmëruese. Nëse dëgjoni zhurmë në veshë – e njohur si tringëllimë në veshë – është një shenjë se dëgjimi është dëmtuar.

“Dy të tretat e njerëzve me tringëllimë në veshë kanë humbje të dëgjimit”, konfirmoi bamirësia.

Disa njerëz mund ta përshkruajnë tingullin si “fërshëllimë, gumëzhitje ose gërvishtje”.

Postime të ngjashme

Efekti befasues i jogurtit në sistemin imunitar dhe luftimin e inflamacioneve

S.B.

Zinku: Mungesa, pasojat, nevoja dhe ushqimet e pasura me këtë mineral

S.B.

Anët pozitive dhe negative të konsumimit të qumshtit të bajameve

S.B.

Lëngu i rrushit të thatë për pastrimin e mëlçisë

S.B.

Përbërësit në produktet e pastrimit mund të rrisin rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit dhe kancerit

S.B.

Problemet me kocka dhe ndikimi i vajit të ullirit me kripë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...