Humbja e tretë e Cityt në miqësore, tani mposhtet nga Barcelona

nga D V

Barcelona ka marrë fitoren e parë në fazën përgatitore që po e zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur Manchester Cityn.

Në fakt koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, derisa pas ekzekutimit të penalltive Barcelona triumfoi 1-4.

Sulmuesi i ri, Pau Victor realizoi për epërsinë e Barcelonë 1-0 në minutën e 24-të, para se O’Reilly të barazonte shifrat në 1-1 në minutën e 39-të.

Por në minutën e 45+2, Pablo Torre realizoi gol për ta rikthyer epërsinë e Barcelonës në 1-2.

Ishte minuta e 60-të e ndeshjes, kur Jack Grealish barazoi shifrat në 2-2 dhe ndeshja shkoi në penallti pasi deri në fund më gola nuk pati.

Barcelona në penallti fitoi me rezultat 4-1 falë golave nga Lewandowski, Darvich, Balde dhe Martinez, derisa te City shënoi vetëm Ahmed Fatah pasi Kalwin Phillips dhe Wright humbën penalltitë e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More