Agjencia Zhurnal.mk

Humbjet në turizëm deri 80 për qind, sektori kërkon ndihmë nga shteti

Shkup, 11 mars – Zhurnal.mk – Deri në maj janë anuluar të gjitha turet grupore, është ulur drastikisht numri i turistëve dhe pothuajse nuk ka fare interes për vizitë në vend për shkak të kujdesit.

Anulohen edhe aranzhmanet e qytetarëve tanë, të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë jashtë për Pashkë. Situata është alarmante. Sektori tash për tash shënon humbje prej 40 deri 80 për qind dhe druhet nga mbyllja e mundshme e kapaciteteve. Që të mos pushojë punëtorë dhe që më lehtë ta përballojë situatën, kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria.

Një nga kërkesat e hotelierëve, agjencive turistike dhe transportuesve është që shteti të sigurojë mbështetje financiare, edhe pse ende nuk kanë llogaritur sa saktë ajo duhet të arrijë.

Ata kërkojnë edhe gjashtë muaj të lirohen nga kontribute dhe tatime të të ardhurave personale, si dhe të ulet tatimi i vlerës së shtuar për ushqim në objektet hotelierike nga 18 në pesë për qind.

Sipas odave tregtare, tash për tash anulimet e vizitave të huaja nga të gjitha vendet, përveç nga Turqia, janë mbi 70 për qind, ndërsa 90 për qind janë anulime të turistëve të vendit të cilët kanë planifikuar të shkojnë jashtë periudhën e ardhshme.

“Përnjëherë përballemi me rezultat zero nga gjithë ajo që e presim dhe në të cilën kemi investuar. Situata përkeqësohet në mënyrë alarmante dhe do të zgjat me siguri deri në qershor. Megjithatë për ne tashmë sezoni është e humbur. E kuptoj që koronavirusi është problem global, por të gjitha shtetet ndërmarrin masa që t’i mbajnë njerëzit në sektorin turistik në punë. Paniku e bën të veten, por nuk guxojmë të lejojmë që kompanitë të falimentojnë”, theksoi Vllatko Sulev nga Asociacioni kombëtar për inkaming turizëm, duke e theksuar si shembull Slloveninë e cila tashmë ka ndarë një miliardë euro mbështetje për turizmin.

Sipas Daniella Vasilevska nga Oda ekonomike e Maqedonisë, është e domosdoshme veprim i paanulueshëm dhe mbështetje nga ana e Qeverisë dhe institucioneve kompetente që të mos vihet deri në ulje rapide të të punësuarve në sektorin qeveritar.

“Kërkojmë urgjentisht të ndërmerren masat vijuese: lirim i kontributeve dhe tatimeve të të ardhurave personale gjashtë muaj, ulje e TVSH-së nga 18 në 5 për qind, formim i fondit për zbutje të dëmeve nga Kovid-19, udhëzime nga M.E për reagim gjatë konflikteve mes klientëve, furnizuesve dhe kompanive turistike, ndryshim i programit të Agjencisë për turizëm me qëllim të përgjigjes adekuate për situatën e sapokrijuar, ndryshime të rregullores së Shoqatës për mbrojte të të drejtave autoriale muzikore, pranimi i propozimit për ndryshim të Ligjit për veprimtari turistike në pjesën për siguri, vendosje e vauçerëve për qendra malore për kategoritë më të prekura me validitet deri më 1 qershor të vitit 2020, si dhe mbajtjen e konferencave, seminareve, simpoziumeve në shtëpi, në vend të jashtë”, theksoi Vasilevska.

Vladimir Gramatikov nga Oda për turizëm pranë Lidhjes së Odave Ekonomike, shtoi se këto masa janë shumë të buta dhe nuk janë për dëmshpërblim të odave turistike, por për përballjen e tyre më të lehtë me situatën.

“Apelojmë deri te turistët e vendit që në periudhën e ardhshme të drejtohen drejt destinacioneve vendore dhe kapacitetit akomodues që do t’i ndihmonte në sektorit”, tha Gramatikov.

Edhe hotelierët treguan në pasojat negative. Janë ankuar se tur-operatorët turistikë kërkojnë ulje të akomodimeve të aranzhuara përmes internetit dhe pagesë e anuluar.

“Për festa e Pashkëve do të ketë mysafirë, por kryesisht nga rajoni. Situata përcillet me vëmendje dhe do të reagohet menjëherë nëse ka nevojë për këtë”, tha Asim Mexhedoviq nga HOTAM.

Odat turistike informuan se anëtaret e tyre (agjencitë) nuk kanë realizuar asnjë udhëtim në Itali periudhën e kaluar, por edhe se nuk i kanë anuluar udhëtime e 8 Marsit në vende tjera i Gjermania, Franca, Polonia, Çekia….

Statistika zyrtare për numrin e turistëve dhe bujtjeve në vend pritet ditët në vijim. Atëherë edhe saktë do të dihet sa janë diferencat nga viti i kaluar, u tha në konferencën për shtyp.

Në sektorin turistik momentalisht drejtpërdrejt janë të punësuar 20.000 persona, ndërsa indirekt mbi 100.000. Masat që janë prezantuar sot, tashmë. janë dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë. Odat presin përgjigje pozitive. /Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...