Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Hungaria lehtëson masat anti-Covid

Kkryeministri Viktor Orban thotë se mbi 2.5 milionë persona janë vaksinuar.

Hungaria do të fillojë të lehtësojë kufizimet e bllokimit të mërkurën, pasi vaksinoi më shumë se një të katërtën e popullsisë së saj me të paktën një dozë të vaksinës koronavirus, tha të martën kryeministri Viktor Orban.

Vendimi vjen ndërsa Hungaria përballet me një rritje të madhe të infeksionit COVID-19.

Javët e fundit, ky shtet ka një nga nivelet më të larta të infeksionit në Europë dhe shkallën e tretë të vdekshmërisë për 1 milion banorë në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në një video të postuar në Facebook, Orban tha se vendi arriti standardin e 2.5 milionë vaksinimeve të para, një kusht për fillimin e një rihapjeje graduale.

“Sot, ne kemi arritur një moment të rëndësishëm”, tha Orban.

“Virusi zhvilloi një luftë kundër nesh dhe e vetmja armë që premton fitore është vaksina”, u shpreh ai më tej.

Duke filluar nga e mërkura, bizniset dhe shërbimet që janë mbyllur që prej 8 Marsit do të lejohen të rihapen, me kusht që të respektohet distancimi social.

Koha e mbylljes së detyrueshme për dyqanet do të zgjatet nga 19:00 deri në 21:30.

Fillimi i një shtetrrethimi brenda natës në fuqi që nga nëntori do të zgjatet me dy orë deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Postime të ngjashme

Arabia Saudite nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit këtë vit

Dafina Vidishiqi

COVID-19 në SHBA: 431 të vdekur në 24 orët e fundit

Dafina Vidishiqi

Joe Biden i dhuron Boris Johnsonit një biçikletë me ngjyra të flamurit të Britanisë së Madhe

Dafina Vidishiqi

BE dritë jeshile pasaportës dixhitale të vaksinimit

Dafina Vidishiqi

G7-ta me projekte infrastrukturore kundrejt Kinës

Zekirija Haxhiu

SHBA, 431 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...