Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Hungaria mbyllet sërish

Autoritetet hungareze kanë njoftuar për masa të reja shtrënguese kundër koronavirusit, të cilat janë vendosur me qëllim të parandalimit të rritjes së infeksioneve dhe numrit të papritur të vdekjeve dhe shtrimeve në spital për shkak të koronavirusit.

Nga e hëna, të gjitha dyqanet do të mbyllen për dy javë, përveç atyre të domosdoshme, pra dyqanet e ushqimit, farmacitë dhe pikat e karburantit. Kopshtet dhe shkollat ​​fillore do të mbyllen gjithashtu deri më 7 prill.

Masat e reja po vendosen ndërsa numri i njerëzve të infektuar dhe të vdekur nga koronavirusi po rritet.

Sot, saktësisht një vit pasi u konfirmua rasti i parë i koronavirusit në Hungari, u raportuan 6,278 të infektuar rishtas dhe 152 vdekje, që është bilanci më i zi për sa i përket numrit të vdekjeve që nga 23 dhjetori.

Hungaria shpreson që një program i vaksinimit të shpejtë do të ndihmojë në uljen e numrit të të infektuarve. Kreu i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergelji Guljas, tha se Hungaria do të ketë nivelin më të lartë të vaksinimit në BE deri javën e ardhshme.

Postime të ngjashme

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

Suedia ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për person në Europë

S.B.

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...