Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Hungaria si shtet diktatorial, mbyll radiostacionin e vetëm të pavarur

Radiostacioni i vetëm i pavarur në Hungari e ka humbur betejën ligjore për ta mbajtur licencën e transmetimit pasi rregullatori hungarez i medieve tha se ky radiostacion e ka shkelur ligjin detyrues për regjistrim.

Drejtori i radiostacionit “Klubradio”, Andras Arato, tha të martën se ankesa në Gjykatën Metropolitane në Budapest për ta detyruar rregullatorin e medieve që të lëshojë licencë të përkohshme të transmetimit është hedhur poshtë.

“Ndonëse i pritshëm, vendimi ishte i turpshëm dhe frikacak”, tha Arato, duke shtuar se ndonëse radiostacioni nuk do të jetë në transmetim përmes valëve ajrore, dëgjuesit do të kenë qasje në të përmes internetit.

“Klubradio” kryesisht dëgjohet në kryeqytetin Budapest. Lajmet dhe bisedat në këtë radiostacion shpesh përmbajnë kritika për qeverinë e kryeministrit Viktor Orban, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Në shtator të vitit të kaluar, rregullatori NMHH, i përbërë vetëm nga përkrahësit e Orbanit, refuzoi që t’ia zgjaste afatin e licencës radiostacionit “Klubradio”, duke thënë se dy herë i ka dorëzuar dokumentet me vonesë.

Kjo shkelje zakonisht sjell gjoba, por jo refuzim të licencës. Njoftimi i rregullatorit për këtë radiostacion ngriti shqetësime të reja për trysninë politike të qeverisë ndaj medieve në Hungari.

Hungaria tashmë është duke u hetuar nga BE-ja për minimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, medieve dhe organizatave joqeveritare. Ky vend rrezikon ta humbë qasjen në dhjetëra miliarda euro nga fondet e Bashkimit Evropian.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...