Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Hungaria solli 6000 doza vaksina për policët kufitar

Shkup, 12 maj – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar Shkup e pritën delegacionin e udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto, i cili e dorëzoi donacionin prej 6.000 doza të vaksinave kundër Kovid-19, si një akt miqësor të Qeverisë së Republikës së Hungarisë.

Pas dorëzimit të donacionit, ministri Spasovski tha se vaksinat dedikohen për imunizimin e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Policisë kufitare, e cila konform kompetencave dhe përgjegjësive të saj është më e ekspozuar ndaj sfidave të pandemisë aktuale globale me Kovid -19″, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emrin tim dhe në emër të të gjithë punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për donacionin e bërë sot nga ministri Peter Sijarto. Dua të theksoj se deri më tani, si Ministri, kemi arritur të organizojmë imunizimin e mbi 1.500 anëtarëve të policisë sonë, dhe ne do të vazhdojmë me atë proces të imunizimit bazuar në planin e përgatitur nga MPB-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Kjo është një mundësi tjetër për të dërguar një mesazh të fortë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe miqësisë përmes një veprimi kaq miqësor”, tha Spasovski.

Me këtë rast, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vaksinohen sepse, siç theksoi ai, vetëm në këtë mënyrë do të përballemi me pandeminë e Kovid-19 dhe të kthehemi në jetën normale, sepse nëse ne nuk kujdesemi për shëndetin tonë, familjen tonë, mjedisin, atëherë do të jetë shumë më e vështirë përballja me pandeminë dhe do të ekspozohemi ndaj masave shtrënguese shtesë.

Ministri Spasovski gjatë donacionit, edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për Qeverinë e Hungarisë dhe bëri thirrje për vaksinim masiv.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...