Agjencia Zhurnal.mk

Huseyin publikon fotografi duke u puthur me Gentën: Pjesa më e mirë e imja është këtu

Genta Ismajli dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta janë shumë të komentuar në media.

Ata diskutohen shpesh për udhëtimet e shumta që bëjnë së bashku dhe jetën luksoze që shijojnë në krahët e njëri-tjetrit.

Jo të pakta janë edhe imazhet e përbashkëta dhe dedikimet romantike që dyshja i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Së fundmi, ka qenë Huseyin ai i cili ka publikuar një fotografi nën filtrat bardhë e zi në Instagram, ku shihet duke i dhënë një puthje plot afsh të dashurës së tij.

Edhe më romantik postimin e bëri fakti që biznesmeni turk vendosi që t’ia shpreh në gjuhën shqipe dashurinë këngëtares nga Gjilani.

“Pjesa më e mirë e imja është këtu”, shkroi Usta, teksa e shoqëroi imazhin me këngën e famshme të Gentës, “Mpuq mpuq”.

Genta Ismajli përndryshe kohëve të fundit është rikthyer në studio për të punuar rreth këngës së saj më të re, që do ta sjellë së shpejti për fansat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...