Agjencia Zhurnal.mk

Hyri në fuqi Ligji i ri për provimin e jurisprudencës

Shkup, 2 janar, zhurnal.mk – Me Ligjin e ri për provimin e jurisprudencës që filloi të zbatohet nga janari i këtij viti rregullohen kushtet dhe procedura e dhënies së provimit të jurisprudencës.

Me risitë, mes tjerash, hiqet mënyra elektronike e dhënies së provimit të jurisprudencës dhe vendoset provim me shkrim dhe me gojë para komisionit profesionist, në bazë të matjeve dhe kritereve objektive për vlerësim të njohurive të kandidatëve.

Provimi jepet para komisionit të përbërë prej kryetarit dhe gjashtë anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të emëruar nga ministri i Drejtësisë nga radhët e profesorëve të Drejtësisë nga fakultetet e akredituara të Drejtësisë në shtet, gjykatësve, prokurorëve publikë dhe avokatëve, me vendim me të cilin janë përcaktuar lëndët për të cilat kontrollohen.

Provimi jepet për shkak të kontrollimit të aftësisë profesionale të personave të cilët kanë përfunduar arsim të lartë katërvjeçar të studimeve juridike VII/1, si dhe personave të cilët kishin studiuar studime juridike sipas Deklaratës së Bolonjës dhe kanë 300 kredi sipas sistemit evropiane të transferit të kredisë për zbatim të pavarur të rregullave në praktikë dhe kryerjen e punëve juridike për të cilat me ligj është paraparë ai kusht.

Juristët e diplomuar të cilëve iu nevojitet praktikë për aftësim profesional dhe për arritjen e kushteve për dhënien e provimit të njëjtat mund t’i arrijnë në gjykatat, prokuroritë publike, avokatët, notarët, përmbaruesit, Zyrat shtetërore të Avokatisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zgjidhja e re ligjore parasheh që provimin të mund ta japin juristë të diplomuar të cilët kanë punuar të paktën një vit në punë juridike në gjykatë, prokurori publike, Zyre shtetërore të Avokatisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, te Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, avokat, notar dhe përmbarues.

Gjithashtu provimin mund ta japin edhe juristë të diplomuar të cilët kanë punuar të paktën dy vite në punë juridike në organe të tjera shtetërore, organe të njësive vetëqeverisëse lokale, shoqata tregtare dhe persona të tjerë juridikë.

Zgjidhja e re ligjore parasheh që koha e kaluar në praktikë për aftësim profesional në gjykatë, prokurori publike, Zyre shtetërore Avokatie të Republikës së Maqedonisë së Veriut, avokat, notar ose përmbarues, në përputhje me ligjin, të llogaritet si kohë e kaluar në punë në ato organe.

Hyrja në fuqi e Ligjit për provim të jurisprudencës del nga nevoja për reformë në gjyqësor, e hartuar në Strategjinë për Reformë të Sektorit të Jurisprudencës, qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE dhe NATO dhe nevoja për realizim të obligimeve të ndërmarra për zbatim të reformave efikase dhe të vazhdueshme në gjyqësor të bazuara në standardet evropiane.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...