Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hyrja me pagesë në Prishtinë, sqarohet kryetari Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë sqarime lidhur me pagesën për ato vetura që hyjnë në kryeqytet.

Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook, ka renditur disa arsye së pse duhet të zbatohet ky vendim.

Ai shton se numri i madh i veturave në qytet po kontribuon në ndotje dhe tollovi në qytet.

“Por ka dy gjëra që mund t’i ndryshojmë. Ngrohjen me thëngjill në shtëpi individuale, të cilën po e adresojmë me Termokos, kur në periudhë pesë vjeçare shumica e madhe e pjesës urbane të kryeqytetit do të jetë e kyçur në ngrohjen qendror. E dyta janë numri i veturave në qytet. Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje”, ka sqaruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se, transporti publik do të jetë falas me biletën e parkingut.

“Jemi kryeqytet dhe jemi të lumtur të jemi nikoqir i krejt atyre që vijnë për të na vizituar, për të kryer punë dhe për të jetuar në Prishtinë. Duam veçse ta bëjmë më të jetueshëm dhe më të shëndetshëm kryeqytetin për të gjithë neve. Prandaj krahas kësaj po punohen parkingjet edhe në hyrje të qytetit për ata që nuk duan të mendojnë parkimin e veturës. Transportin publik do ta kenë falas, me biletën e parkingut”, ka përfunduar ai.

Postime të ngjashme

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

T E

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

T E

PZAP-ja miraton pjesërisht ankesën e një kandidateje boshnjake

T E

Rifat Jashari: Nëse është nevoja, prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj Serbisë

T E

Edhe Lirije Kajtazi akuzon për manipulim votash

T E

Haxhiu zbulon se kur do të votohet qeveria Kurti 2

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...