Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Hyseni: Këtë vit kemi trajtuar me efikasitet rastet e korrupsionit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni ka mbajtur sot konferencën e fundvitit.

Me këtë rast ai tha se dy prokurorë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë këtij viti.

Hyseni tha se gjatë këtij viti kanë mbajtur 16 takime ku kanë nxjerrë 170 vendime.

“Gjatë këtij viti kemi qenë pjesë e grupit punues lidhur me vettingun në drejtësi ku kemi kontribuar në hartimin e dokumentit që është dërguar në ministrinë e Drejtësisë”, tha ai.

Ai ka përmendur disa nga sukseset që ka arritur KPK-ja.

“Hartimi i rregulloreve, nxjerra e dy udhëzime administrative. Gjatë vitit 2020 janë nisur procedurat për zgjedhjen e prokurorëve të ri të cilët punën do ta fillojnë më 2021″, shtoi ai.

Hyseni ka thënë se KPK-ja ka trajtuat me efikasitet rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

“Nga 263 raste të pranuara lidhur me korrupsionin janë zgjidhur 220 raste. Janë ngritur aktakuza ndaj zyrtarëve të lartë shumica përderisa ata ishin në detyrë dhe ka nga të gjitha komunitetet”, tha ai.

Hyseni tha se nga rastet për korrupsion 189 janë nga niveli lokal./GE/

Postime të ngjashme

Vizita e Lajçak, javën e ardhshme në Ballkan për bisedimet Kosovë-Serbi

T E

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

T E

Gjeloshaj: Në Tuz mbretëron një ditë e qetë – të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar

T E

Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

T E

Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me Covid-19

S.B.

Nesër pritet përfundimi i procesit të rinumërimit të 552 vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove nga diaspora

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...