Agjencia Zhurnal.mk

Hysni Ismaili: Do të jap maksimumin tim për të zgjidhur problemet e shumta ndër vite në Ministrinë e Kulturës

Shkup, 28 qershor – Zhurnal.mk – Ministri i ri i Kulturës Hysni Ismaili i cili paraditën e sotme e mori funksionin nga bashkëpartiaku i tij nga “Alternativa” Asaf Ademi, u betua se do të angazhohet me të gjitha mundësitë e tij, kapacitetin aktual dhe aftësitë menaxhuese që të udhëheqë Ministrinë e Kulturës një hapë e më para dhe të zgjidhë problemet e shumta ndër vite, përcjellë Zhurnal.

Ismaili tha se ndoshta nuk do të arrijë për të gjitha problemet, por do të bëjë gjithçka që është në fuqi të tij për ti zgjidhur.

“Ministrinë e Kulturës e kuptoj si servis, para se gjithash të institucioneve që ekzistojnë në suaza të kësaj ministrie, dhe të gjithë punonjësit e kulturës”, deklaroi ISmaili.

Ministri tanimë i tretë i kulturës në Qeverinë e Zaev, tha se në periudhën e shkurtër që ka patur mundësi bashkë me Ademin të njoftohet me obligimet më të rëndësishme dhe vështirësitë që ka kjo ministri. Nga e hëna do të ketë takime takime me njerëz të kabinetit të tij dhe me udhëheqës të sektoreve për të përgatitur planprogram për punë.

“Strategjia dhe qëllimet se si duhet të lëvizë Ministria tanimë janë caktuar, ne duhet të meremi me problemet aktuale, problemet që i mundojnë punonjësit dhe institucionet e kulturës”, tha Ismaili.

Në pyetjen se si do të menaxhojë me kulturën kur e dimë se është mjek, aii tha se shumë do i vijë në ndihmë përvoja në kulturë të cilën e ka përfituar nga sporti.

“Për ne mjekët ka mendime se jemi të kufizuar vetëm në lëminë tonë. Por mjeku para se gjithash është intelektual. E dimë se këtu nuk zbulojmë të vërteta shkencore, natyre e gjërave në kulturë është krejtësisht tjetër. Nuk do të zbulojmë ujë të nxehtë, por do të zgjidhim probleme, do të hapim mundësi për punonjësit e kulturës dhe për institucionet”, tha Ismaili.

Ndryshe Ismaili u zgjodh ministër mbrëmë në Kuvend me propozim të kryeministrit Zaev. Para tij deri tani në këtë qeveri kanë qenë Robert Allagjozovski dhe Asaf Ademi./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...