Agjencia Zhurnal.mk

Hysni Ismaili i bindur në fitoren e Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 15 korrikut

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Ministri Hysni Ismaili në emisionin “ENTER” i cili transmetohen në TV Shenja, u shpreh i bindur se koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët do të jetë fituese në zgjedhjet e 15 korrikut.

Ai tha se ka edhe shumë projekte të cilat duhet të vazhdohen pas zgjedhjeve.

“Nëse ne e kemi në dorë si Alternativë këtë ministri do t’i shtyjë ato procese. Është me rëndësi të formohen institucionet, por ato të shëndosha dhe jo partiake. Të departizohen institucionet. Në intervistën time të parë thash se unë kam ardhur të bëj ndikimin e kulturës në politikë. Nëse formohen institucione partiake ato nuk janë afatgjate”, tha ministri Ismaili.

Ministri Hysni Ismaili gjithashtu bëri të ditur se në kohën e tij të tre universitetet shqiptare, ai USHT-së, UEJL dhe Nënë Terezës kaun përfituar projekte.

Ai tha se atij nuk i intereson ngjyra partiake dhe prejardhja se nuk janë njerëzit.

“Njerëzit ndërrohen institucione mbetet. Ne duam të ruajmë institucionet dhe nëse kemi mundësi të formojmë të reja. Kjo është pikësynimi, pra të formohen institucione të reja”, ka thënë ministri Ismaili.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!