Agjencia Zhurnal.mk

Hyundai dhe Uber prezantojnë veturën fluturuese

Hyundai i është bashkuar garës për veturat fluturuese që do të lehtësonin trafikun nëpër qytete.

Kompania e Koresë Jugore prezantoi një koncept të veturës fluturuese në panairin e elektronikës CES 2020 që po mbahet në Las Vegas, SHBA.

E për ta kthyer në realitet këtë veturë, Hyundai ka bashkëpunuar me kompaninë Uber.

Sipas kompanisë, vetura fluturuese do të mund të bëjë udhëtime në distanca deri 100 kilometra. Shpejtësia maksimale e saj do të jetë 290 kilometra në orë.

“Po shkojmë drejt një periudhe të re të qiellit mbi qytete. Kjo është periudha që quhet liria nga trafiku”, ka thënë shefi departamentit të automobilave urban, transmeton KTV. Në rast se krijohen në realitet, veturat fluturuese fillimisht do të funksionojnë në formë taksie (“Air Taxi Concept”).

Kompania Uber synon që sivjet të fillojë me testimet ndërsa në vitin 2023 të nis me realizimin e fluturimeve nëpër qytete.

Krijuesit e aeroplanëve, veturave dhe kompanitë teknologjike, tashmë janë përfshirë në planet për veturat fluturuese, por sfida do të jenë rregullatorët teknologjik dhe rrugor nëpër shtetet e botës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...