Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Hyundai po e zhvillon veturën që rrotët i shndërrohen në këmbë

Nganjëherë, sado e mirë të jetë një veturë, janë disa vende ku as ajo nuk mund të futet.

Për të zgjidhur këtë telashe, Hyundai ka bërë një shpikje që, me shpresë, do të jetë fitimprurëse.

Kompania jug-koreane Hyundai ka prodhuar një model në miniaturë, të quajtur TIGER X-1, rrotat e të cilit, secila me nga një motor elektrik, shndërrohen në këmbë. Mjeti mund të udhëtojë si çdo veturë tjetër deri kur terreni ta lejojë, ndërsa për sipërfaqet më të vështira, këmbët shfaqen si me magji dhe bëjnë të mundur kapërcimin e pengesave.

Hyundai mendon që këto këmbë të vihen në përdorim për veturat e skuadrave të shpëtimit në rast fatkeqësish natyrore apo tërmetesh. Tash për tash, vetura nuk është paraparë të bartë njerëz.

Modeli TIGER (Transforming Intelligent Ground Excursion Robot) mund të lidhet edhe me një dron, çka do të mund t’i japë “krahë” për të arritur edhe në zona të largëta e të vështira. Koncepti është i ngjashëm me një tjetër model, Hyundai Elevate, i prezantuar në një panair në vitin 2019. Ai koncept është parashikuar të mbajë edhe njerëz.

TIGER do të kërkojë të paktën 5 vjet për prodhim dhe testim, para se të dalë në përdorim të gjerë, sipas Hyundait. \ a2news

Postime të ngjashme

Domethënia e logos – Tesla!

D V

Golf GTI u shit për gati 45,000 euro

D V

BMW i4 M50 është vetura e parë e sigurisë elektrike nga një kompani bavareze

D V

Pas disa gotave me alkool, shoferin e zë gjumi prapa timonit – Telsa Model S me ndihmën e autopilotimit u ndalë vetë

D V

Ky është një McLaren për fëmijë

D V

A e dini se si të vozisni në një rrethrrotullim: Duhet të ndiqni këto rregulla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...